Rrjeti ku SaaS-et shkëmbejnë trafik.

Promovo biznesin tënd te SaaS të tjera plotësuese — pa buxhet reklamash. Një rresht kod, dhe fillon të marrësh e të japësh ekspozim te audienca e duhur.

Si funksionon →
Pa kartë krediti · Konfigurim në minuta · Analitika reale

Si funksionon

Tri hapa, dhe je pjesë e rrjetit

Pa fushata të ndërlikuara, pa buxhet. Vetëm shkëmbim i drejtë ekspozimi mes SaaS-esh.

1

Regjistrohu & përshkruaj

Krijon llogarinë dhe përshkruan çfarë ofron. Imyr e kupton biznesin tënd dhe gjen SaaS plotësuese.

2

Vendos një rresht kod

Kopjon një snippet dhe e vendos te faqja jote. Zë zero hapësirë kur s'ka reklamë.

3

Shkëmbe & mat

Faqja jote shfaq SaaS të tjera; ata shfaqin ty. Sheh shfaqjet, klikimet dhe konvertimet në kohë reale.

Përfitimet

Trafik cilësor, pa buxhet reklamash

Shkëmbim, jo shpenzim

Merr ekspozim duke dhënë ekspozim. E monetizon trafikun që tashmë ke, pa nxjerrë para.

Audiencë e synuar

Çiftim me SaaS plotësuese — audiencë e ngrohtë që kupton produktin tënd.

Thjeshtësi totale

Një snippet, pa panele të ndërlikuara. Vendose një herë dhe harroje.

📊

Analitika reale

Shfaqje, klikime dhe konvertime — që të dish saktë vlerën që merr nga rrjeti.

Çmimet

Fillo falas. Paguaj vetëm kur vlen.

Tre muajt e parë me të gjitha funksionet, falas. Pastaj mban një plan falas, ose kalon te Pro.

Falas
€0
Përgjithmonë
  • Shkëmbim trafiku në rrjet
  • Një reklamë aktive
  • Analitika bazike
  • Një snippet
3 muaj falas
Pro
€5/muaj
Pas provës 3-mujore
  • Prioritet në shpërndarje
  • Reklama të pakufizuara
  • Analitika e plotë + konvertime
  • Çiftim i avancuar me AI

Pyetje të shpeshta

Çka duhet të dish

A më kushton gjë?

Jo për të filluar. Shkëmbimi i trafikut është falas; paguan vetëm nëse zgjedh Pro — dhe tre muajt e parë Pro janë falas, pa kartë.

A do të shfaqen reklama të rastësishme te faqja ime?

Jo. Rrjeti është vetëm SaaS, dhe çiftimi bëhet me biznese plotësuese (jo konkurrentë).

Sa hapësirë zë te faqja ime?

Zero kur s'ka reklamë. Kur shfaqet një reklamë, hapësira merr madhësinë e saj dhe përshtatet me faqen.

A është për çdo lloj biznesi?

Fokusi fillestar është SaaS-et, sepse kanë qasje te kodi dhe përfitojnë më shumë nga çiftimi plotësues.

Gati për të rritur ekspozimin?

Bashkohu me rrjetin dhe fillo të shkëmbesh trafik cilësor sot.